
Bajram Begaj zhvilloi vizitë zyrtare në Aman, ku u takua me Abdullah II për intensifikimin e dialogut politik dhe bashkëpunimit ekonomik.
Palët riafirmuan vullnetin për rritje investimesh, forcim të bashkëpunimit në siguri dhe zgjerim të partneritetit në fusha me interes të ndërsjellë. Begaj theksoi potencialin për turizëm dhe kërkoi linjë ajrore direkte mes dy vendeve.
Ai falënderoi Jordaninë për njohjen e Kosovës dhe mbështetjen në forume ndërkombëtare. U vlerësua bashkëpunimi në kuadër të Procesit Aqaba dhe roli i dialogut ndërfetar.
U diskutua edhe situata në Lindjen e Mesme, me theks te zgjidhjet paqësore sipas së drejtës ndërkombëtare.
Begaj u takua edhe me kryeministrin Jafar Hassan, me fokus ekonomi, turizëm, IT dhe arsim.