
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, se ka censuruar një pjesë të mesazhit të Departamentit Amerikan të Shtetit, duke hequr referencat për luftën kundër krimit të organizuar transnacional.
Sipas Berishës, në komunikimin zyrtar ishte theksuar rreziku që organizatat kriminale shqiptare paraqesin për vende të tjera, por kjo pjesë nuk është pasqyruar në njoftimin e Kuvendit. Ai u shpreh se publiku duhet të informohet drejtpërdrejt nga burimet zyrtare amerikane për përmbajtjen e plotë të qëndrimeve të SHBA-së.