
Autoritetet doganore bllokuan mbi 103 mijë palë veshje të dyshuara si të falsifikuara në Portin e Durrësit.
Operacioni u krye nga Drejtoria e Antikontrabandës në bashkëpunim me Degën Doganore Durrës. Mallrat mbanin marka si Adidas, Nike, Gucci, Dior, Hugo Boss dhe Calvin Klein, si dhe fanella ekipesh europiane.
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka nisur procedurat ligjore për verifikimin e rastit.
Autoriteti deklaron tolerancë zero ndaj shkeljeve të pronësisë intelektuale dhe paralajmëron kontrolle të shtuara ndaj subjekteve me risk.