
Kuvendi i Kosovës miratoi me 90 vota një rezolutë që i kërkon Dhomat e Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit në Hagë të garantojnë gjykim të drejtë për ish-udhëheqësit e UÇK-së në paraburgim.
Rezoluta thekson zbatimin strikt të Kushtetutës dhe standardeve ndërkombëtare për transparencë dhe mbrojtje të të drejtave të të akuzuarve.
Dokumenti kërkon që Ombudspersoni të veprojë me pavarësi dhe u bën thirrje shteteve financuese të monitorojnë respektimin e standardeve.
Kuvendi konfirmon mbështetje institucionale dhe financiare për mbrojtjen juridike të të akuzuarve.