
Kuvendi i Kosovës miratoi me 66 vota pro kabinetin e ri qeveritar të udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti.
49 deputetë votuan kundër dhe nuk pati asnjë abstenim.
Para votimit, Kurti paraqiti prioritetet e mandatit katërvjeçar dhe vlerësoi punën e qeverisë së kaluar. Ai përmendi edhe zhvillimet në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së dhe kundërshtoi kërkesën për dënime me 45 vjet burg. Sipas tij, krahasimi i drejtuesve të UÇK-së me regjimin e Sllobodan Millosheviçit është historikisht i pasaktë.
Kabineti i ri përfshin Glauk Konjufcën si zëvendëskryeministër të parë dhe ministër të Jashtëm, Donika Gërvallën në Drejtësi, Hekuran Muratin në Financë, Xhelal Sveçlën në Punë të Brendshme dhe Arben Vitinë në Shëndetësi.
Në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, Lëvizja Vetëvendosje fitoi mbi 50 për qind të votave.