
Partia Demokratike zhvilloi sot radhën e protestës antiqeveritare “Foltore”, me mbështetjen e partive të tjera opozitare.
Opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e marrë e pandehur për “shkelje të barazisë në tenderë”. Gjykata Kushtetuese ka lënë në fuqi pezullimin e saj.
Kreu i PD-së, Sali Berisha, e cilësoi tubimin “kryengritje paqësore”.
Opozita ka paralajmëruar vazhdimin e protestave.