
Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, prezantoi në grupin parlamentar të Partisë Socialiste një nismë për ndryshime në Kodin e Procedurës Penale.
Propozimi synon plotësimin e nenit 242/2, që rregullon masën e pezullimit nga detyra. Aktualisht, kjo masë nuk zbatohet për personat e zgjedhur sipas ligjit elektoral, si deputetët, kryetarët e bashkive dhe anëtarët e këshillave bashkiakë.
Sipas Manjës, lista do të zgjerohet me Presidentin e Republikës, Avokatin e Popullit, Kryeministrin, zëvendëskryeministrin, ministrat, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Në mbledhje ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.