
Kryeministri Edi Rama njoftoi se gjatë vizitës së tij në Izrael u themelua Dhoma Tregtare Shqiptaro-Izraelite, si hap konkret për forcimin e marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve.
Në podcastin “Flasim”, Rama tha se iniciativa synon të krijojë mundësi të reja bashkëpunimi dhe projekte të përbashkëta, duke theksuar potencialin e Izraelit në teknologji, bujqësi dhe siguri. Ai e cilësoi themelimin e dhomës si investim në marrëdhëniet afatgjata mes Shqipërisë dhe Izraelit.