
Deputeti Ervin Salianji tha se problemi kryesor i Partisë Demokratike është “alergjia ndaj fituesve”, duke akuzuar drejtues brenda partisë se po përfitojnë nga statusi i opozitës.
Në emisionin “Real Story”, Salianji u shpreh se pas 13 vitesh humbje, PD duhet të diskutojë hapur se si bëhet një parti fituese. Sipas tij, sistemi aktual brenda partisë penalizon ata që marrin vota dhe promovon të tjerë pa mbështetje elektorale.
Ai theksoi se deputetët që kanë fituar mandate përmes votës direkte janë sot më të diskriminuarit brenda PD-së, duke e cilësuar këtë si një problem themelor që pengon ringritjen e partisë.