
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, paralajmëroi se në vitin 2026 do të zhvillohet stërvitja e parë ushtarake trepalëshe mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë.
Njoftimi u bë pas një takimi trepalësh në Shkodër mes shefave të shtabeve të tre vendeve, në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes.
Sipas Vengut, bashkëpunimi synon më shumë ndërveprueshmëri dhe gatishmëri operacionale, përmes stërvitjeve dhe trajnimeve të përbashkëta për përballimin e sfidave të sigurisë dhe kërcënimeve hibride.
Ai theksoi se stërvitja e vitit 2026 do të zhvillohet në përputhje me Konceptin Strategjik të NATO-s dhe objektivat euroatlantike.
Marrëveshja e bashkëpunimit mes tre vendeve u nënshkrua në mars të vitit të kaluar dhe synon forcimin e aftësive mbrojtëse dhe rritjen e bashkëpunimit ushtarak në rajon.