
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, zhvilloi takime në Prishtinë me krerët e institucioneve të Kosovës.
Ajo u prit nga kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentarja Albulena Haxhiu. Në fokus ishte miratimi nga të dy kuvendet i rezolutave në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Me kryeministrin Kurtin u diskutuan projekte të përbashkëta, përfshirë hekurudhën Shqipëri–Kosovë, korridoret energjetike dhe bashkëpunimin në arsim, kulturë dhe siguri.
Spiropali u takua edhe me presidenten Vjosa Osmani dhe ministrin e Jashtëm Glauk Konjufca. Gjatë vizitës janë parashikuar takime edhe me drejtues të partive parlamentare.