
Protesta kombëtare e opozitës në Tiranë u shoqërua me përplasje dhe tensione me policinë.
Tubimi, i organizuar nga Partia Demokratike, u mbajt para Kryeministrisë me kërkesë për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe zhvillimin e zgjedhjeve të lira. Një pjesë e protestuesve hodhën molotovë dhe mjete piroteknike, ndërsa policia përdori ujë dhe gaz lotsjellës për shpërndarjen e turmës.
Kreu i PD-së, Sali Berisha, bëri thirrje për vazhdimin e protestave. Opozita kërkon edhe dorëheqjen e zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Raportohet për disa të lënduar dhe bllokime rrugësh në kryeqytet.