
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë organizon sot në Pallatin e Brigadave Ministerialin e Korridorit VIII, me fokus ndërlidhjen, qëndrueshmërinë dhe integrimin rajonal.
Takimi drejtohet nga ministrja Elisa Spiropali. Marrin pjesë Antonio Tajani, Tim?o Mucunski, Oana-Silvia ?oiu dhe Nikolay Pavlov.
Diskutimet përqendrohen në zhvillimin e Korridorit VIII si bosht strategjik për transportin, zhvillimin ekonomik, mobilitetin ushtarak dhe bashkëpunimin mes BE-së dhe NATO-s.
Programi përfshin katër panele: vizioni politik, ndërlidhja dhe rritja e gjelbër, dimensioni gjeopolitik dhe financimi i projektit.