
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Dacic, është shtruar në Klinikën e Pulmonologjisë në Beograd me pneumoni të rëndë.
Sipas mjekëve të Qendrës Klinike të Serbisë, ai ndodhet në ventilim mekanik dhe po merr terapi intensive. Ndihmësdrejtori i klinikës, Spasoje Popeviq, tha se tre ditët e ardhshme do të jenë vendimtare dhe se është herët për parashikime.
Daçiç u shtrua të shtunën pasdite. Mjekët thanë se gjendja është e rëndë, por po punohet për stabilizimin e saj.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vu?i?, e vizitoi në spital së bashku me anëtarë të qeverisë dhe tha se situata është e vështirë, por shprehu besim te mjekët.