
Numri i punonjësve në sektorin shtetëror arriti në 186,581 në fund të vitit 2025, ndërsa mesatarja vjetore ishte 185,386, sipas të dhënave të INSTAT.
Krahasuar me vitin 2024, administrata u zgjerua me rreth 3 mijë punonjës ose 1.6%, duke shënuar nivelin më të lartë që nga viti 2002.
Në të njëjtën periudhë, popullsia e vendit ka rënë ndjeshëm, nga mbi 3 milionë banorë në 2002 në rreth 2.36 milionë sot.
Shpenzimet për paga dhe kontribute në sektorin publik janë rritur nga 71.4 miliardë lekë në vitin 2014 në rreth 125.7 miliardë lekë në vitin 2025.
Ndërkohë, investimet në qeverisjen digjitale janë rritur ndjeshëm. Financimi për e-qeverisjen arriti në 20.1 miliardë lekë në vitin 2025, nga rreth 3.3 miliardë lekë në vitin 2019.
Sipas të dhënave të Eurostat, 78% e shqiptarëve përdorin shërbimet online të administratës, mbi mesataren e Bashkimit Evropian prej 72%.
Megjithatë, platforma e?Albania është përballur muajt e fundit me ndërprerje dhe vështirësi aksesimi për qytetarët dhe bizneset.