
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mirëpriti vendimin e Bashkimit Evropian për heqjen e masave ndaj Kosovës.
Ai u shpreh se ky hap, edhe pse i vonuar, hap një kapitull të ri dhe rikthen besimin në procesin e integrimit evropian.
Sipas tij, vendimi i jep Kosovës akses të plotë në fondet dhe programet e BE-së, duke mundësuar bashkëpunim më të gjerë.
Hoxha theksoi se avancimi drejt statusit kandidat do të ndikojë drejtpërdrejt në stabilitetin e rajonit dhe do të forcojë perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.
Masat ishin vendosur në vitin 2023, pas tensioneve në veri të Kosovës, ndërsa autoritetet në Prishtinë thonë se tashmë ndihma financiare është zhbllokuar.