
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se bota po hyn në një periudhë “ndryshimesh tektonike” dhe paralajmëroi se konfliktet globale mund të përshkallëzohen deri në përdorimin e armëve bërthamore.
Duke folur në një miting parazgjedhor në Kula, ai tha se tensionet ndërkombëtare dhe krizat ekonomike po rriten, duke përmendur veçanërisht zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe rritjen e çmimeve të naftës.
Vuçiq shtoi se përballë një bote gjithnjë e më të paqëndrueshme, Serbia duhet të ruajë stabilitetin dhe të mbetet neutrale.
Ai u bëri thirrje qytetarëve të marrin vendime të përgjegjshme në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 29 mars.