19.09.2026
Politike

SPAK: Burg për ish-kryebashkiakun e Himarës

Pretencë për dosjen e dytë ndaj ish-kryebashkiakut të Himarës, akuzohet për tjetërsim të tokës në favor të Arqile Bollanos. Edhe një zyrtar tjetër nën akuzë.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dhënë pretencën për dosjen e dytë në ngarkim të ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro, i cili akuzohet për shpërdorim detyre të kryer më shumë se një herë dhe në bashkëpunim.

Sipas SPAK, Goro ka favorizuar Arqile Bollanon në tjetërsimin e një sipërfaqeje toke në zonën turistike të Livadhës. Organi i akuzës kërkon 2 vite burg për Goron, që me përfitimin nga gjykimi i shkurtuar ulet në 1 vit e 4 muaj.

Në të njëjtën çështje është i përfshirë edhe Vasillaq Strakosha, ish-drejtor i menaxhimit të pronës në Bashkinë Himarë. Për të, SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg, i reduktuar në 1 vit pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar.

Sipas aktakuzës, dy ish-zyrtarët kanë bashkëpunuar në mënyrë të përsëritur për të transferuar në mënyrë të paligjshme pronësinë e tokës, në një zonë me vlerë të lartë turistike.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.