
Një stuhi e fuqishme përfshiu DJE Kosovën, duke shkaktuar reshje të dendura shiu dhe breshër, të cilat sollën përmbytje rrugësh dhe dëme në infrastrukturë.
Erërat e forta dhe breshëri shkaktuan dëme në të mbjella, veçanërisht në zonat rurale të Drenasit dhe Gjilanit. Pamjet nga qytetarët tregojnë rrugë të bllokuara dhe mjete të përmbytura.
Në Brezovicë, përmbytjet ndërprenë rrugën kryesore drejt zonës turistike. Meteorologët paralajmërojnë për paqëndrueshmëri atmosferike edhe në ditën në vijim.