
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, kërkoi angazhim të plotë për organizimin e protestës së 10 shkurtit, duke thënë se partia do të ripërtërihet me “njerëz me moral” dhe anëtarësime të reja.
Gjatë takimeve të Foltores në Tiranë, Berisha bëri thirrje për mobilizim të gjerë dhe pjesëmarrje masive, duke ftuar qytetarët t’i japin “leksion regjimit” dhe kryeministrit Edi Rama.
Ai theksoi se PD nuk është parti e dhunës dhe se pushteti merret vetëm me votë, ndërsa paralajmëroi se një regjim që, sipas tij, i kthen zgjedhjet në farsë, “meriton përgjigje politike”.