
Tensionet mes Shtetet e Bashkuara dhe Irani janë përshkallëzuar pas operacionit amerikan “Project Freedom” për lirimin e anijeve në Ngushticën e Hormuzit.
Presidenti i SHBA-së Donald Tramp tha se forcat amerikane kanë shkatërruar mjete dhe dronë iranianë, duke paralajmëruar përgjigje të ashpër ndaj çdo sulmi në ngushticë.
Teherani e hodhi poshtë deklaratën dhe e quajti operacionin “Projekt Bllokadë”, duke theksuar se nuk ka zgjidhje ushtarake për krizën.
Rreth 2,000 anije mbeten të bllokuara në këtë korridor kyç të transportit global të energjisë, duke rritur rrezikun për tregjet ndërkombëtare.