
Puna freelance në Shqipëri po tkurret, pas bumit që platformat online njohën gjatë viteve të pandemisë.
Sipas raportit rajonal “Gigmetar”, Shqipëria shënoi rënien më të madhe të punëtorëve aktivë online në Europën Juglindore gjatë vitit 2025, me një tkurrje prej 5.3%.
Rënia ishte më e fortë në Upwork, platforma kryesore për shqiptarët, ku numri i përdoruesve aktivë ra me 7.5%.
Raporti lidh trendin me ngadalësimin e sektorit global të teknologjisë dhe ndikimin e Inteligjencës Artificiale në tregun e shërbimeve digjitale.
Në Shqipëri, emigrimi i të rinjve dhe mungesa e aftësive të specializuara po e dobësojnë më tej këtë treg, që vetëm pak vite më parë shihej si një alternativë e re pune për brezin digjital.