27.10.2026
Rajoni

Në BE ka vend për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor

Komisionerja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos, tha se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë vend në Bashkimin Evropian, nëse përmbushin reformat e kërkuara.

Kos e bëri deklaratën para takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së me vendet e rajonit.

Ajo tha se zgjerimi është përparësi për Bashkimin Evropian dhe se BE do të ecë përpara me vendet që japin rezultate në procesin e reformave.

“Ka vend në Bashkimin Evropian për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor”, tha Kos.

Komisionerja përmendi Malin e Zi si një nga vendet më të avancuara në procesin e anëtarësimit. Sipas saj, BE ka krijuar për herë të parë pas 17 vitesh grupin punues për traktatin e pranimit të një vendi të ri.

Kos tha gjithashtu se zbatimi i Planit të Rritjes po ecën mirë. Ajo paralajmëroi se BE do të shpërndajë rreth 200 milionë euro për Malin e Zi, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.