
Presidenti amerikan Donald Trump pritet të vizitojë Pekinin për një takim me liderin kinez Xi Jinping. Axhenda përqendrohet tek tregtia, statusi i Tajvanit dhe një mundësi për marrëveshje bërthamore mes SHBA, Kinës dhe Rusisë.
Trump synon të rrisë blerjet kineze të produkteve amerikane dhe të zgjerojë praninë e kompanive amerikane në Kinë. Ai ka theksuar gjithashtu se do të diskutojë paketën e armëve për Tajvanin, i cili konsiderohet pjesë e territorit kinez.
Vizita vjen ndërsa marrëdhëniet SHBA-Kinë mbeten të ndjeshme për shkak të luftës tregtare dhe tensioneve rajonale.