27.10.2026
Rajoni

Zgjedhjet në Kosovë, LVV e para me 42.91% pas numërimit të votave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka përfunduar numërimin e votave për partitë në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit.

Sipas rezultatit final preliminar, Lëvizja Vetëvendosje renditet e para me 42.91% të votave, ose 299,152 vota.

Partia Demokratike e Kosovës është e dyta me 21.12%, ose 147,220 vota.

Lidhja Demokratike e Kosovës mori 17.58%, ose 122,575 vota.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës siguroi hyrjen në Kuvend me 7.16%, ose 49,917 vota.

Lista Serbe mori 6.18%, ose 43,071 vota.

KQZ pritet të nisë sot numërimin e votave për kandidatët për deputetë në qendrat komunale të numërimit.

Në ditët në vijim pritet edhe numërimi i votave të diasporës. Për këto zgjedhje ishin regjistruar rreth 130 mijë votues jashtë Kosovës.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.