
Greqia ka shpenzuar qindra miliarda euro për mbrojtjen gjatë tri dekadave të fundit, por qeveritë në Athinë vijojnë të kërkojnë më shumë investime në ushtri.
Sipas analizave të publikuara në mediat greke, shpenzimet për mbrojtjen kanë arritur rreth 170 deri në 200 miliardë euro.
Arsyeja kryesore lidhet me tensionet e vazhdueshme me Turqinë.
Greqia e sheh sigurinë në Egje dhe Mesdheun Lindor si një prioritet strategjik.
Megjithatë, armatosja e vazhdueshme ka ngritur pyetje për koston ekonomike, sidomos në një vend që ka ende borxh publik shumë të lartë.