27.10.2026
Rajoni

Serbia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak në 2027

Serbia do të rikthejë shërbimin e detyrueshëm ushtarak duke nisur nga marsi i vitit 2027.

Njoftimin e bëri presidenti Aleksandar Vuçiç gjatë një vizite në aeroportin ushtarak “Millenko Pavloviq” në Batajnicë, pranë Beogradit.

Vuçiç tha se para zbatimit do të përfundojnë procedurat administrative.

Ai shtoi se shërbimi do të jetë “shumë i shkurtër”, por nuk dha një afat të saktë.

Më herët, Vuçiç kishte thënë se shërbimi ushtarak mund të zgjasë 75 ditë.

Vendimi duhet të miratohet edhe nga Kuvendi i Serbisë.

Serbia e ka shërbimin ushtarak vullnetar që prej 1 janarit 2011.

Autoritetet serbe kanë paralajmëruar prej vitesh rikthimin e shërbimit të detyrueshëm.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.