
Paraguaji dhe Maroku siguruan dy kualifikime dramatike në Botëror, duke eliminuar Gjermaninë dhe Holandën pas goditjeve të penalltive.
Gjermania u ndal në barazim 1-1 nga Paraguaji, me Encison që shënoi për amerikano-jugorët dhe Havertz që barazoi për gjermanët. Ndeshja shkoi te penalltitë, ku Paraguaji fitoi 4-3 dhe nxori jashtë turneut katër herë kampionët e botës.
Edhe Holanda u eliminua pas një tjetër drame nga pika e bardhë. Ndeshja me Marokun përfundoi 1-1 pas 120 minutash, ndërsa marokenët fituan 3-2 me penallti. Gakpo kaloi Holandën në avantazh, por Maroku barazoi në shtesë dhe më pas siguroi kualifikimin.
Paraguaji dhe Maroku vazhdojnë garën, ndërsa Gjermania dhe Holanda mbyllin Botërorin më herët se pritej.