
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, zhvilloi një bisedë telefonike me presidenten e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, për marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimin rajonal.
Në një postim në rrjetet sociale, Vuçiç tha se biseda konfirmoi gatishmërinë për të forcuar marrëdhëniet mes dy vendeve.
Ai tha se me presidenten e Maqedonisë së Veriut diskutoi edhe për çështje rajonale dhe për mundësi bashkëpunimi në fusha me interes të përbashkët.
Vuçiç u shpreh se Serbia mbetet e përkushtuar ndaj paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit me Maqedoninë e Veriut.
Sipas tij, forcimi i marrëdhënieve mes dy vendeve është në interes të qytetarëve dhe të rajonit.