27.10.2026
Sport

Franca mund Marokun dhe kalon në gjysmëfinale

Franca mundi Marokun 2-0 dhe siguroi kualifikimin në gjysmëfinalet e Kupës së Botës.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, edhe pse francezët krijuan më shumë raste.

Në pjesën e dytë, Franca vendosi ndeshjen brenda gjashtë minutash.

Kylian Mbappe zhbllokoi rezultatin, ndërsa Ousmane Dembele shënoi golin e dytë.

Maroku nuk arriti të reagojë pas dy goditjeve të shpejta të francezëve.

Me këtë fitore, Franca kalon në gjysmëfinale, ku do të presë fituesin e çiftit Spanjë-Belgjikë.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.