27.10.2026
Bota

Merz i bën thirrje Putinit të ulet në tryezën e bisedimeve

Kancelari gjerman Friedrich Merz i kërkoi presidentit rus Vladimir Putin ndalimin e menjëhershëm të sulmeve ndaj Ukrainës dhe kthimin në negociata për t’i dhënë fund luftës.

Në Paris, së bashku me liderët e Francës, Ukrainës dhe Britanisë, Merz tha se “Koalicioni i të Gatshmëve” do të vazhdojë mbështetjen për Kievin dhe do të rrisë presionin ndaj Moskës me masa të reja.

“Mesazhi ynë për Rusinë është: është koha të vini në tryezë, të bini dakord për armëpushim dhe të ndalni gjakderdhjen,” deklaroi Merz, duke theksuar se kjo nuk bëhet për të zgjatur luftën, por për ta përfunduar atë sa më shpejt.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.