
Autoritetet kosovare kanë shpallur person “non grata” ministre serbe të Administratës Publike, Snezhana Paunoviq, me ndalim të përhershëm hyrjeje në Kosovë.
Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla tha se Paunoviq ka treguar “vazhdimësi të politikës që prodhoi dhunë dhe krime ndaj shqiptarëve”. Vendimi vjen pas deklaratës së saj se “po të ishte në vend të Millosheviqit në 1998, do ta spastronte etnikisht Kosovën”.
“Epoka kur shqiptarët shtypeshin ka përfunduar,” deklaroi Sveçla. Bashkimi Evropian reagoi duke thënë se ka “zero tolerancë” për këtë gjuhë.