
Ministrja në detyrë e Drejtësisë e Kosovës, Donika Gërvalla, ka dorëzuar kallëzim penal ndaj ministres serbe Snezhana Paunoviq, pas deklaratës së saj se “po të isha Millosheviq, do ta kisha bërë spastrimin etnik të Kosovës në 1998”.
Gërvalla kërkoi nga Prokuroria të ndërmarrë hetime dhe të procedojë me aktakuzë, duke theksuar se deklarata të tilla “mbajnë pasoja të rënda historike, juridike e njerëzore”.
“Republika e Kosovës nuk hesht dhe asnjëherë nuk përkulet para gjuhës së urrejtjes,” shkroi Gërvalla, duke shtuar se Serbia ende nuk ka kërkuar falje për krimet e luftës në Kosovë.
Paunoviq u shpall tashmë “non grata” nga Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla.