27.10.2026
Ekonomi

Shqipëria përgatit Bankën Qendrore për Eurozonën – projektligji i ri harmonizohet me BE-në

Qeveria shqiptare ka nisur procedurat për projektligjin e ri “Për Bankën e Shqipërisë”, i cili krijon kuadrin ligjor për funksionimin e institucionit brenda Sistemit Europian të Bankave Qendrore, pas anëtarësimit të vendit në BE dhe plotësimit të kritereve të konvergjencës ekonomike.

Projektligji synon harmonizimin me acquis-in europian, forcimin e pavarësisë institucionale të Bankës së Shqipërisë dhe konsolidimin e stabilitetit financiar sipas standardeve të BE-së.

Agjencia për Media dhe Informim thekson se ligji ka karakter përgatitor dhe nuk nënkupton adoptimin e menjëhershëm të euros. Kalimi në monedhën e përbashkët do të realizohet vetëm pas anëtarësimit në BE dhe përmbushjes së kritereve për Eurozonën.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.