27.10.2026
Ekonomi

Shqipëria, lider në Europë për shpenzimet e ushqimit 

Shqipëria ka peshën më të lartë të shpenzimeve për ushqime në raport me madhësinë e ekonomisë, sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2025. Rreth 20.4% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, ose afërsisht 5 miliardë euro, përdoret për blerjen e ushqimeve – më shumë se tre herë mesatarja e BE-së (6.2%).

Në rajon, Shqipëria renditet e para, e ndjekur nga Mali i Zi (19.9%) dhe Bosnja (19.1%). Serbia ka peshën më të ulët në Ballkanin Perëndimor me 12.8%.

Çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë për herë të parë më të larta se mesatarja e BE-së (102.9% e indeksit), ndërsa të ardhurat për frymë janë vetëm 48% e mesatares europiane.

Shpenzimi mesatar vjetor për frymë në Shqipëri është 2,349 euro.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.