
Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Thethi se Paketa e Maleve synon të vërë në lëvizje ekonominë e trashëgimtarëve të pronave në territoret ku toka nuk është ndarë sipas ligjit 7501.
“Paketa e Maleve nuk është për uzurpues, as për oligarkë. Është ekzaktësisht e kundërta e gjithë atyre që thuhen,” tha Rama, duke i cilësuar pretendimet për dhënie toke tek biznesmenët si “imagjinatë që dominon opinionin negativ”.
Kryeministri theksoi se në këto zona trashëgimtarët nuk kishin asnjë shans zhvillimi për shkak të pamundësisë ligjore, ndërsa u bëri thirrje pronarëve të mos bien pre e “marrëzive dhe ligësive” që qarkullojnë për këtë proces.