
Ambasada e SHBA-së në Tiranë u kërkoi qytetarëve amerikanë të shmangin zonat e protestave pranë Kuvendit dhe Kryeministrisë.
Në njoftim thuhet se tubimet mund të përhapen edhe pranë institucioneve të tjera dhe se situata mund të ndryshojë shpejt, edhe kur protestat nisin në mënyrë paqësore.
Ambasada paralajmëroi për prani të shtuar policore, mbyllje rrugësh dhe devijime të trafikut.
Qytetarëve amerikanë iu kërkua të ndjekin njoftimet e autoriteteve, të kufizojnë shpërqendrimet dhe të kenë një plan daljeje në rast emergjence.