02.11.2026
Sociale

Vret ish-vjehrrin dhe largohet me ish-partneren

Një 35-vjeçar vrau me armë gjahu ish-vjehrrin, plagosi ish-vjehrrën dhe u largua me ish-partneren e tij mëngjesin e së premtes në Vidhisht të Roskovecit.

Policia tha se R. B. qëlloi rreth orës 06:00 ndaj 58-vjeçarit K. P. dhe bashkëshortes së tij, e cila ndodhet në spital. Autori dyshohet se mori me vete armën dhe u largua me makinë së bashku me 23-vjeçaren R. P.

Familjarët thanë se ai e kishte kërcënuar vazhdimisht vajzën dhe familjen e saj. Sipas tyre, 35-vjeçari ishte arrestuar disa herë dhe ndodhej në arrest shtëpie.

Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po kërkon autorin dhe të renë.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.