
Tre persona u vranë dhe të paktën katër të tjerë, mes tyre një fëmijë dyvjeçar, u plagosën nga të shtënat gjatë një festivali ushqimi në Seattle.
Sulmi ndodhi të dielën pranë Space Needle, ndërsa mijëra njerëz merrnin pjesë në festivalin “Bite of Seattle”. Dy persona humbën jetën në vendngjarje, ndërsa viktima e tretë vdiq në spital.
Policia arrestoi një të dyshuar dhe po kërkon një person tjetër. Hetuesit besojnë se dy persona qëlluan ndaj njëri-tjetrit. Në vendngjarje u sekuestruan dy armë.
Autoritetet thanë se nuk ka më rrezik për publikun. Motivi i përplasjes mbetet i paqartë.