02.11.2026
Kryesore

Rama kërkon hetim pasi Shehaj mori dokumentin sekret

Kryeministri Edi Rama i kërkoi prokurorisë të hetojë deputetin Agron Shehaj, pasi ky i fundit mori një marrëveshje të klasifikuar Shqipëri–SHBA dhe u largua me të nga salla ku deputetët lejoheshin ta lexonin.

Dokumenti lidhet me një marrëveshje ushtarake mes dy vendeve dhe ishte vendosur në dispozicion të deputetëve me kushte të posaçme sigurie.

Rama e cilësoi veprimin si grabitje të një dokumenti të klasifikuar dhe përdori gjuhë të ashpër ndaj Shehajt. Ai shprehu gjithashtu keqardhje për punonjësen e Kuvendit që u përpoq ta ndalonte dhe u rrëzua gjatë ndjekjes.

Shehaj e mori dokumentin pasi kryetari i Kuvendit njoftoi se marrëveshja mund të lexohej vetëm në sallën “Bogdani”, për shkak të përmbajtjes së saj sekrete.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.