
Ermal Beqiraj, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për dosjen e AKSHI-t, është arrestuar në qytetin e Amiens në Francë.
Policia e Shtetit tha se 44-vjeçari kërkohej nga SPAK-u dhe ndaj tij ishte caktuar masa “arrest në burg”. Ai dyshohet për përfshirje në një grup kriminal, shkelje të barazisë në tendera, pastrim parash dhe vepra të tjera penale.
Beqiraj ndodhet në paraburgim dhe pritet të dalë para Gjykatës Penale të Amiens, ku do t’i komunikohet kërkesa ndërkombëtare për arrestimin.
Më pas pritet të nisin procedurat për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.