
Bashkimi Europian mori 68.4% të eksporteve shqiptare në korrik, duke mbetur tregu kryesor për mallrat e prodhuara në vend.
Sipas INSTAT-it, vendet e BE-së përbënin gjithashtu 47.8% të importeve, ndërsa në total zinin 53.6% të shkëmbimeve tregtare të Shqipërisë.
Eksportet drejt Greqisë u rritën me 19% krahasuar me korrikun e kaluar, ndërsa ato drejt Gjermanisë me 2.5%. Dërgesat drejt Italisë dhe Kosovës ranë.
Në krahun e importeve, ndryshimi më i madh erdhi nga Kina, me një rritje prej 22.7%, ndërsa importet nga Gjermania ranë me 9.2%.