27.10.2026
Rajoni

Kurti dhe Abdixhiku kërkojnë kandidat të përbashkët për president

Albin Kurti dhe Lumir Abdixhiku zhvilluan takimin e parë për të gjetur një kandidat konsensual për presidentin e Kosovës dhe për të shmangur zgjedhje të reja.

Pas takimit, Kurti tha se palët diskutuan kriteret që duhet të përmbushë kandidati, por pa përmendur emra.

Abdixhiku tha se në takimin e ardhshëm pritet të diskutohen kandidatura konkrete, pasi LVV-ja dhe LDK-ja të zhvillojnë konsultime të brendshme.

LDK-ja ka deklaruar se do të votojë për formimin e institucioneve të reja, por kërkon që presidenti të zgjidhet me marrëveshje mes partive.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.