
Komisioni Evropian ka paralajmëruar Serbinë se glorifikimi i kriminelëve të luftës bie ndesh me vlerat themelore evropiane, pas njoftimit se Ratko Mladiç do të përcillet me nderime shtetërore dhe ushtarake.
KE tha se u takon autoriteteve serbe të vendosin se çfarë roli do të kenë në funeral, por theksoi se lartësimi i personave të dënuar për krime lufte nuk ka vend as në Bashkimin Evropian dhe as në vendet kandidate.
Mladiç vdiq në moshën 84-vjeçare në burgun e Hagës, ku vuante dënimin me burgim të përjetshëm. Ai ishte dënuar për gjenocid dhe krime të tjera gjatë luftës në Bosnje, përfshirë masakrën e Srebrenicës të vitit 1995, ku u vranë më shumë se 8,000 burra dhe djem myslimanë.
Autoritetet serbe kanë deklaruar se, nëse familja vendos që Mladiç të varroset në Serbi, ai do të përcillet me nderime shtetërore dhe ushtarake.