
Të paktën 14 aktivistë, studentë dhe përfaqësues të opozitës në Serbi janë shënjestruar me programe të avancuara përgjimi përpara zgjedhjeve lokale të marsit, sipas organizatës për të drejtat digjitale SHARE Foundation.
Mes personave të shënjestruar janë anëtarë të lëvizjes studentore, aktivistë, deputetë të opozitës dhe një këshilltar vendor. Në të paktën një telefon u evidentua programi Pegasus, ndërsa në dy të tjerë u gjetën programe të ngjashme me NoviSpy.
SHARE e cilësoi rastin si valën më të madhe të dokumentuar të përgjimit me spyware në Serbi. Reuters tha se nuk ka mundur të përcaktojë se kush qëndron pas sulmeve, ndërsa kryetarja e parlamentit Ana Brnabi? hodhi poshtë akuzat për përgjim të studentëve.