02.11.2026
Kryesore

Rrezik i lartë zjarresh në pesë qarqe, temperaturat deri në 36°C

Rrezik i lartë për përhapjen e zjarreve parashikohet pasditen e sotme dhe të premten në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Fier.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, rreziku pritet të jetë më i lartë gjatë së premtes, kur në zonat e ulëta temperaturat mund të arrijnë deri në 36 gradë Celsius.

Në Kukës, Dibër, Elbasan, Berat, Vlorë dhe Gjirokastër parashikohet rrezik i moderuar, ndërsa në Korçë niveli do të jetë i ulët.

Të premten nuk parashikohen reshje në territorin e vendit.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.