
Një person është arrestuar nën dyshimin për krime lufte kundër popullsisë civile në Zubin Potok, njoftoi Prokuroria Speciale e Kosovës.
I dyshuari, me inicialet R.K., është ndaluar për 48 orë, ndërsa Prokuroria do të kërkojë caktimin e paraburgimit.
Arrestimi lidhet me hetimet për tri varreza masive në Zubin Potok, ku janë gjetur mbetjet mortore të të paktën 23 personave. Tre persona të tjerë janë arrestuar më herët për të njëjtin rast.
Autoritetet dyshojnë se mbetjet mund t’u përkasin 23 personave të zhdukur më 19 prill 1999, mes tyre mjekë, profesorë dhe avokatë nga Mitrovica. Identifikimi përfundimtar do të bëhet përmes analizave të ADN-së.