27.10.2026
Ekonomi

Rinasi kalon 6 milionë pasagjerë në gjashtë muaj, kryeson rajonin

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës regjistroi mbi 6 milionë pasagjerë në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, duke dalë i pari mes aeroporteve të rajonit.

Numri i pasagjerëve u rrit me 17% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas të dhënave të publikuara nga kryeministri Edi Rama.

Beogradi renditet i dyti me 4.2 milionë pasagjerë, ndërsa pas tij vijnë Zagrebi me 2.2 milionë dhe Prishtina me 2.1 milionë. Shkupi regjistroi 1.8 milionë pasagjerë, Spliti 1.3 milionë dhe Dubrovniku 1.2 milionë.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.