
Dy persona u vranë dhe 10 të tjerë u plagosën në Kiev gjatë sulmeve ruse me raketa dhe dronë gjatë natës. Goditjet shkaktuan zjarre dhe dëme në ndërtesa banimi, një shkollë, një klinikë dhe magazina.
Sulmi i dha fund një ndërprerjeje të shkurtër të goditjeve ndaj kryeqytetit ukrainas gjatë vizitës në Kiev të të dërguarve amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner.
Në të njëjtën natë, dronët ukrainas goditën Saratovin në Rusi. Dhjetë persona u plagosën, mes tyre tre fëmijë, ndërsa gjashtë prej të plagosurve u shtruan në spital. Disa ndërtesa banimi u dëmtuan.
Sulmet ruse vunë në gatishmëri edhe Poloninë. Ushtria ngriti avionët luftarakë dhe aktivizoi sistemet e mbrojtjes ajrore dhe radarët pranë kufirit me Ukrainën. Përkohësisht u pezulluan edhe fluturimet në aeroportin e Lublinit.
Sulmet erdhën ndërsa përpjekjet amerikane për të ndërmjetësuar një marrëveshje mes Moskës dhe Kievit vazhdojnë pa një armëpushim.