
Qiratë ditore mund të kufizohen në zonat ku provohet se po pakësojnë banesat dhe po rëndojnë çmimet.
Komisioni Europian ka propozuar rregulla të reja që do t’u japin qyteteve dhe qeverive më shumë hapësirë për të kufizuar qiratë afatshkurtra turistike në zona me mungesë banesash.
Masat mund të prekin apartamentet e dhëna përmes platformave si Airbnb dhe Booking. Për të vendosur kufizime, autoritetet duhet të provojnë se qiratë afatshkurtra kanë ndikuar ndjeshëm në çmimin ose disponueshmërinë e banesave për të paktën tre vjet.
Kufizimet duhet të jenë të përqendruara vetëm në zonat ku problemi është vërtetuar dhe të jenë të nevojshme e proporcionale. Airbnb kundërshton qasjen dhe thotë se mungesa e banesave të reja është shkaku kryesor i krizës.
Propozimi duhet të miratohet nga Parlamenti Europian dhe vendet anëtare përpara se të hyjë në fuqi.